Arkivat përkujtojnë përvjetorin e krijimit të Bankës Kombëtare Shqiptare

Arkivat përkujtojnë përvjetorin e krijimit të Bankës Kombëtare Shqiptare

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka sjellë në vëmendje 4 tetor e vitit 1913, datë kur u nënshkrua aktkoncesioni për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare.

Palët nënshkruese ishin ekzekutivi shqiptar, Banka Tregtare e Milanos dhe Banka e Vjenës.

Sipas Arkivave, shteti shqiptar i porsaformuar përfaqësohej prej Kryesisë së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Në emër të institucionit bankar italian, nënshkruan Pietro Fenoglio dhe Guido Ansbacher, ndërsa grupi financiar austriak përfaqësohej nga Karol Pitner dhe Oskar Pollak.

Parashikohej që koncesioni të shtrihej për një periudhë 60-vjeçare, duke nisur nga dita e themelimit të Bankës. Kapitali i Bankës do të ishte 10 milionë e 500 mijë lira italiane. Selia e saj do të vendosej në kryeqytetin e caktuar të vendit. Procesi i administrimit do të merrej përsipër nga një Këshill i përbërë prej përfaqësuesish shqiptarë dhe të të dyja palëve themeluese.

Këshilli mund t’i delegonte fuqitë e veta një Komuniteti Drejtues, me përbërje 2-4 anëtarë.

Banka do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë dhe me të drejtë ekskluzive për të tregtuar bono të thesarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy