Kredia prej 100 milionë dollarë për qeverinë shqiptare nga Banka Botorore është dhënë si mbështetje buxhetore, pas fuqizimit të sistemit fianciar. Kështu e ka vlerësuar zëvendësministri I Financave, Erion Luçi, huanë me terma të butë të Bankës Botërore. Në një intervistë për Tema Tv, Luçi thotë se ky fond pritet të ulë nivlein e kredive me problem, të rrisë kreditimin në ekonomi, por thekson se kjo kredi nuk ndikon në rritjen e borxhit, pasi ai është I parashikuar me ligj në buxhet.



