Greqia, megjithëse në krizë ekonomike, vazhdon të mbajë vendin e parë në renditjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Kompanitë greke zotërojnë 25 përqind të kapitaleve të investuara në Shqipëri sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë Holanda dhe Kanadaja.



