Sipërmarrësi nga tregu i pasurive të paluajtshme Armand Shkëmbi thotë se aktiviteti i qiradhënies me AirBnb është fitimprurës për ata persona që i dedikohen asaj pune.
Duke folur për “MCN Economy” ai u shpreh se turizmi është industri e shëndetshme në Tiranë, por blerja e pronave për turizëm për shkak të nivelit të lartë të çmimit, nuk e ka kthimin e pritshëm.
Nga ana tjetër shtoi se shqiptarët e Kosovës në Tiranë vijnë me AirBnb dhe blejnë kryesisht në bregdet, si Shëngjini, Durrësi, Vlora apo Ksamili.
Qiradhënia AirBnb mund të jenë 20-30% që nxjerrin lekë të mirë, pjesa tjetër nxjerrin vetëm një pagë. Ka nga ata që preferojnë të marrin me qira dhe ta japin me qira. Ka pak blerje me qëllim dhënien e qirave afatshkurtër. Qiradhënia ditore është biznes i mirë për ata që impenjohen realisht. Për ata që kanë 5 apo 10 apartamente. Që marrin një sanitare, i lajnë diku, janë të konsoliduar.
Është impenjative se që të arrish atë fitim duhet të impenjohesh. Nuk është biznes i lehtë, është me potencial, por pjesa e pastrimit, mirëmbajtjes, AirBnb dhe Booking kërkon strategji. Në bregdet punon Vlora, Saranda, Durrësi, Shkodra me AirBnb.
Turizmi është industri e shëndetshme në Tiranë, kur i bie për blerje pronash për turizëm, niveli i çmimeve është aq i lartë sot, sa nuk ke kthimin e pranueshëm. Për 100 mijë euro investim, ti merr 4 mijë euro mbrapsht në vit në qira afatgjata.
Në raste të rralla mund të jetë 5%. Shqiptarët e Kosovës në Tiranë vijnë me AirBnb, për të blerë blejnë kryesisht në bregdet, kryesisht Shëngjin, Durrës por zbresin dhe më poshtë në Vlorë dhe Ksamil. Edhe këtu ka informalitet si në çdo industri tjetër, por në vitet e ardhshme do shkojmë gradualisht drejt formalizimit.



