Konfindustria: “Fiskalizimi” ka mangësi në relacion dhe aktet nënligjore (FOTO)

Konfindustria: “Fiskalizimi” ka mangësi në relacion dhe aktet nënligjore (FOTO)

Konfindustria shqiptare ka reaguar për projektligjin e ri të “fiskalizimit", i cili ka si risi kryesore futjen në përdorim të faturës elektronike. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat Konfindustria vlerëson nismën e qeverisë, por shikon me shqetësim miratimin me nxitim të një projektligji, i cili sipas saj që ka një ndikim të rëndësishëm në ekonominë afatgjatë të vendit pa dhënë mundësi paraprake për t'u këshilluar me palët e interesuara. Ndërkohë edhe afatin për zbatimin e fazës së parë më 1 janar të vitit 2020, konfindustria e sheh si të pamjaftueshëm për të siguruar sukses. Madje, kritika ka edhe për mungesën e pasqyrimit të akteve nënligjore që do të nevojiten në zbatimin praktik të sistemit të ri të faturimit.

“Konfindustria vlerëson, se projektligji përkatës i miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave, për veçoritë dhe ndikimin e ndjeshëm, që do të sjellë në jetën ekonomike të vendit, buxhetin e shtetit dhe aktivitetin e bizneseve, duhet të shoqërohet detyrimisht me të gjitha aktet nënligjore të nevojshme të zbatimit në praktikë, që sot mungojnë pothuaj krejtësisht”.

Për konfindustrinë është e papranueshme që në relacionin shoqërues nuk ka një vlerësim të kosotove dhe përfitimeve që do të sjellë ky projektligj për biznesin, kryesisht atë të vogël.

“Vlerësimi kosto-përfitim financiar, që do të sjellë mënyra e re faturimit për ekonominë kombëtare në tërësi dhe për kategoritë e bizneseve në vecanti, kryesisht për biznesin e ashtuquajtur të “vogël”, është tjetër mungesë e papranueshme në relacionin shoqërues të projektligjit”. 

Reagimi vazhdon më tej duke rikujtuar edhe koncesionin e TVSH-së që është përfolur vite më parë, dhe thuhet se konfindustria shpreson që sistemi i ri i faturimit të mos ketë lidhje me koncesionin, pasi ajo është një praktikë e kundërshtuar shumë nga FMN-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy