FMN: Shqipëria do të ketë rritjen ekonomike më të lartë në Ballkan

FMN: Shqipëria do të ketë rritjen ekonomike më të lartë në Ballkan

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se pas disa vitesh me rritje nën mesataren e rajonit, vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan.

Vlerësimi vjen nga raportin e sapo publikuar mbi zhvillimet ekonomike në Europën Qendrore dhe atë Juglindore. Sipas raportit, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7 për qind, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët, raporton TCH. 

Madje sipas FMN-së, rritja e parashikuar ekonomike për Shqipërinë do të jetë e dyta më e larta në të gjithë vendet ish-komuniste të Europës Lindore. Vetëm Rumania parashikohet të ketë një rritje ekonomike lehtësisht me të lartë se Shqipëria me 3.8 për qind, ndërsa në të gjitha vendet e tjera prodhimi do të rritet më ngadalë. 

Shqipëria e humbi statusin e ekonomisë më dinamike në rajon, pas vitit 2012 kur rritja e prodhimit ra në mënyrë drastike duke cekur shifrën minimale 1 për qind. Por sipas FMN-së, në tre vitet e fundit ekonomia është rimëkëmbur gradualisht, edhe pse me ritme të ngadalta, falë investimeve të huaja në projektet madhore si TAP apo kaskada e Devollit, por edhe rigjallërimit të konsumit privat.
  
Megjithatë edhe pse rikthehet në krye të rajonit, sërish rritja ekonomike e vendit mbetet më e ulët nga ajo e viteve të para krizës, kur prodhimi kombëtar është rritur mesatarisht me 6 për qind në vit. 

Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet gradualisht deri në 4.2 për qind, ndërsa normat e rritjes përpara krizës nuk mund të arrihen më për shkak se bota ka hyrë në një normalitet të ri ekonomik, ku të gjitha vendet rriten më ngadalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy