Kurti jep lajmin për 1 Maj: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro

Kurti jep lajmin për 1 Maj: Pagën minimale do ta rrisim në 250 euro

Kryeministri Albin Kurti për ditën e punëtorëve 1 majin, ka premtuar se do ta rrisë rrogën minimale fillimisht në 250 euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se historia e punës edhe në Kosovë, sipas tij sikurse në të gjithë botën, lidhet me padrejtësi, pengesa, shtypje e shfrytëzim.

Kurti ka thënë se qeveria e tij do të marrë masa që të sigurojë që çdo vend pune të jetë me kontratë pune, dhe jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë.

“Ne kemi fituar duke premtuar punësim e drejtësi, tani do të punojmë për t’i sjellur të dyja këto sidomos në tregun e punës. Do të krijojmë kushte që mundësojnë dhe lehtësojnë krijimin e vendeve të reja të punës dhe do ta përafrojmë tregun e punës me arsimin profesional. Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy