Malaj: Ndryshimet në buxhetin 2026, më shumë mbështetje për qytetarët dhe prioritetet kombëtare

Malaj: Ndryshimet në buxhetin 2026, më shumë mbështetje për qytetarët dhe prioritetet kombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë shqyrtimit të aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se ndërhyrjet janë bërë për shkak të rrethanave të reja financiare dhe fiskale, me synim zbatimin në kohë të politikave me ndikim ekonomik dhe social. 

 

Malaj deklaroi se përmes këtij akti është parashikuar indeksimi i pensioneve me efekt nga 1 korriku 2026, ndërsa nga viti i ardhshëm procesi do të rikthehet në muajin prill, si dhe dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara. 

 

Ministri shtoi se shteti do të mbulojë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, me një kosto vjetore prej 2 miliardë lekësh. 

 

Ndër të tjera tha se ndryshimet në buxhet do të mundësojnë financimin e prioriteteve në fushën e mbrojtjes, përmbushjen e angazhimeve ndaj NATO-s dhe mbështetjen e proceseve të integrimit në Bashkimin Evropian. 

 

Ndryshimet në aktin normativ vijnë për shkak të rrethanave të reja financiare dhe fiskale që nuk kanë qenë të parashikuara në momentin e miratimit të buxhetit. Ndaj Ministria e Financave pa të nevojshme ndërhyrje për të adresuar prioritetet e reja buxhetore të lindura. 

Urgjenca e ndërhyrjes lidhet ngushtësisht me garantimin e zbatimit në kohë të politikave me ndikim të menjëhershëm ekonomik dhe social të lidhura ngushtë me afate të përcaktuara buxhetore dhe kohore. 

 

Ndërmjet këtij akti normativ, kemi afruar indeksinmin e pensioneve me efekt financiar nga 1 korriku i këtij viti dhe plani për qeverinë është që nga viti i ardhshëm, indeksimi i pensioneve të bëhet në muajin prill siç ka qenë dhe më parë. Gjithashtu përmes këtij akti normativ kemi dyfishuar pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke filluar nga 1 korriku 2026. 

 

Gjithashtu do të mbulojmë pagesat e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar, me efekt nga data 1 tetor 2026, me kosto 2 miliardë lekë në vit, në buxhetin e shtetit. Do të financojmë shpenzimet prioritare në fushën e mbrojtjes në përmbushje të angazhimeve që ka Shqipëria ndaj NATO-s. 

 

Do të përmbushim edhe disa detyrime që kanë të bëjnë me proceset integruese në BE. Të ardhurat shtesë të krijuara nga zhvillimi pozitiv i ekonomisë të ktheheshin në politika konkrete në mbështetje të qytetarëve, sipërmarrjes dhe zhvillimit të vendit. Për këtë arsye miratimi i aktit normativ përbën instrumentin e vetëm për realizimin në kohë të politikave për vitin 2026. 

 

Të ardhurat e përgjithshme në periudhën janar-maj 2026, të ardhurat e përgjithshme u realizuan 341 miliardë lekë ose me realizim në masën 105.3% të planit të periudhës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat u rritën me 34.8 miliardë lekë pse 11% më shumë.

 

Ministri informoi se përmes aktit normativ do të financohet edhe sektori i shëndetësisë, përkatësisht 1.5 miliardë lekë shtesë për sigurimin e barnave onkologjike në shërbimin spitalor dhe 150 milionë lekë për rritjen e pagave të personelit të urgjencës mjekësore.

 

Nga ana tjetër, një fond prej 228 milionë lekësh në vit do të alokohet për pagesën e orëve shtesë të punonjësve të shërbimit zjarrfikës në të gjithë vendin, nga i cila do të përfitojnë rreth 1250 punonjës.

 

Sa i përket sektorit të mbrojtjes, Malaj bëri të ditur se do të alokohen 10.3 miliardë lekë shtesë, duke garantuar që financimi për mbrojtjen të arrijë në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe nevojat për modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy