Dyshohet se ka abuzuar me pozitën e saj monopoliste dhe nuk ka ofruar shërbimin e duhur dhe në kohë, kjo ka qenë arsyeja që ka bërë që Autoriteti i Konkurrencës të gjobisë me 51 milionë lekë SGS Automotive Albania.
Sipas këtij institucioni koncensionari ka krjuar radhë të gjata pritjeje nga automjetet pasi ka kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e shërbimi.
Aktualisht gjoba e vendosur eshte sa 5.69% të xhiros së vitit financiar paraardhës.
Dyshohet se SGS-ja nuk ka vënë në shërbim të qytetarëve asnjëherë përdorimin e qendravë të kontrollit teknik të lëvizshëm.
Por abuzimi sipas autoritetit të konkurrencës ka shkuar edhe më tej pasi kompania në fjalë në mënyrë të jashtëligjshme i detyron klientët të nënshkruajnë një marrëveshje, ku SGS heq dorë nga çdo përgjegjësi që mund t’i shkaktohet mjetit gjatë kontrollit teknik, pavarësiisht se ishte paralajmëruar disa herë që të ndryshonte këtë marrëveshje.
Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar të ndalojë shkeljen e konkurrencës përmes formave të mësipërme brenda 45 ditëve. Për këtë ndëshkim ende nuk ka një reagim në formë zyrtare nga kompania e kolaudimit të automjeteve.



