LSI kërkon nga qeveria ndryshime kryesore në ligjin për “Koncesionet dhe Partneritetin Privat Publik”.
Deputeti I LSI, anëtar i Komisionit të Ekonomisë, Përparim Spahiu tha për Tema Tv se janë tre ndryshime të nevojshme që i duhen bërë këtij ligji. Sipas Spahiut në këtë paketë ndryshimesh, i jepet e drejta Kuvendit të vendosë përfundimisht për dhënien me konçesion të një shërbimi kur ai është mbi katër vjet.



