Rënia e euros/ Zekja: Mungon politika mbrojtëse për monedhën vendase

Rënia e euros/ Zekja: Mungon politika mbrojtëse për monedhën vendase

Florian Zekja, sipërmarrës nga shoqata e eksportuesve për zhvlerësimin e kursit të euros, ngre si shqetësim mungesën e një politike mbrojtëse për monedhën vendase.

 

Nga studio e “MCN Econonmy” ai tha se një problematikë shumë e madhe është forcimi i lekut në mënyrë artificiale.

 

Në dy vitet e fundit Banka e Shqipërisë ka blerë mbi 2 miliardë euro. Por kemi një handikap tjetër, por paratë që kemi në banka gati 5 miliardë euro. Edhe Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave veç e veç e kanë vështirë të kontrollojnë paranë jashtë bankës. Një sasi kaq e madhe e bën të pavlefshëm mekanizmin që bëri Banka e Shqipërisë. 

 

Është një luftë e humbur vetëm me mekanizmin e përdorur nga Banka e Shqipërisë duke blerë 2 miliardë euro. Vitin e kaluar kësaj depozite të parasë në treg iu shtuan 600 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për një vend si Shqipëria, 25% e asaj që është në bankë, ndërkohë që vendet e Europës e kanë deri në 10%. Duhet një kanalizim i parave që janë jashtë bankave. 

 

Mos të kishte blerë 2 miliardë euro Banka e Shqipërisë, nuk e dimë se ku do ishim. Nuk kemi një politikë mbrojtëse për monedhën vendase. Vitin e kaluar eksportuam 96 miliardë lekë, një rënie prej mbi 40%. Ka faktorë të brendshëm rritje të kostove, por edhe të jashtëm gjeopolitikë. Një problematikë shumë e madhe është forcimi i lekut në mënyrë artificiale. 

 

Banka e Shqipërisë ka si instrument blerjen dhe deeuroizimin. Dy institucionet që kanë në dorë menaxhimin e anës monetare është Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave. Janë dhe 50 mijë qytetarë shqiptarë që i marrin pagat me euro, të cilëve iu zhvlerësohet paga. 

Është një problem për gjithë ekonominë. Edhe ndërtimi i cili shet me euro, ndërkohë pagesat i bën me lekë. Për këtë arsye çmimi rritet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy