Ormëni: Bitcoini do kthehet në monedhë standarde në të ardhmen. Shqiptarët ende të painformuar për kriptot

Ormëni: Bitcoini do kthehet në monedhë standarde në të ardhmen. Shqiptarët ende të painformuar për kriptot

Eksperti i IT Arbër Ormëni foli në “Mcn Economy” mbi teknologjinë e zhvilluar së fundmi “Web3”, tregun e kriptove si dhe të ardhmen e bitcoin-it. Ormëni thotë se “Web 3” është e ardhmja e teknologjisë së internetit, pasi ofron siguri për shumë shërbime publike dhe nuk modifikohet. Ormeni mendon se dekadën e ardhshme bitcoini do të kthehet në një monedhë standarde si euro. Ai theksoi se nëse sistemi bankar do mbetet jashtë, do humbasin shteti dhe bankat, por do fitojë qytetari. Eksperti i IT shton se shqiptarët janë ende të painformuar dhe ka frikë nga teknologjia. 

Web 3 është një teknologji e zhvilluar së fundi. Mund të ndërtosh aplikacione që t’i instalosh njëkohësisht në një blockchain. Arsyeja pse duhet një zinxhir kompjuterik është që të mos hakohet, që të ketë një transparencë globale. Në momentin që validohet një transkaksion do të thotë që ka kaluar në gjithë zinixhirin e chain-it. 

Është super i sigurt, është e ardhmja e pjesës së teknologjisë së internetit, aplikacioneve që instalohen në internet. Shumë shërbime publike po ndërtohen në Web 3, për shkak të sigurisë, për shkak se s’ke mundësi ta modifikosh, dhe modifikimi mund të kryhet nga vet autori. Web3 po përdoret për validimin e transaksioneve të ndryshme. Nëse unë posedoj një bitcoin, gishti im dixhital tregon që unë e kam autorësinë e këtij bitcoini në të gjithë këtë chain. 

S’mund ta ndryshoj njeri. Patjetër që po marrin hov kriptomonedhat. Lindi si pasojë e burokracisë së monedhave të tjera. Sistemi bankar krijoi shumë burokracira dhe shumë njerëz në botën e ekonomisë së lirë u duhej një metodë tjetër për transaksione online, pa patur nevojë për të marrë atë kartën, për të futur pinin”.

I pyetur si është rregulluar tregu i kriptove në Shqipëri, Ormëni tha:

Unë s’e di të jetë rregulluar. Tregu s’është ilegal. Ti mund a ofrosh kripton, mjafton të bësh deklarimet e duhura, të paguash tatim/fitimin, dividentin, të bësh raportimet e duhura. Sot në Shqipëri s’ka dalë një ‘provider’ që të ofrojë, këtë gjë duhet ta bëjë Banka Qendrore. 

Banka Qendrore e Japonisë po punon për një sistem ndërkombëtar të konvertimit të kriptomonedhave. Në Shqipëri jemi ende të panjohur, kemi frikë nga teknologjia, janë edhe të painformuar.  Vlera e bitcoinit rritet dhe ulet për shkak të kërkesë ofertës në treg. Litcoin është ndryshe. Dekadën e ardhshme mendoj që bitcoini apo monedha të tjera do jenë standarde si euro, dollari. Nga qeveria s’po shoh asnjë përpjekje zyrtare, pasi është ende herët. Për sa kohë vendet e huaja janë të paqarta, a do ketë qasje apo jo....

Nëse sistemi bankar mbetet jashtë, shteti fillon të humbasë, sepse fiton nga tatim/fitimi. Sjell fitim për ty si qytetar, u heq fitimin bankave. Ti i ke bitcoinet në telefonin tënd dhe mund t’i përdoresh ato kudo në botë. Pjesa më e madhe po e diversifikojnë portofolin në kripto. Kosova është më e avancuar në tregun e kriptove, sepse pjesa më e madhe jetojnë jashtë. Ata kanë iniciativë më të madhe se ne, s’e kanë frikën që e kemi ne”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy