
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar dy vendime të rëndësishme për periudhën afatmesme nga viti 2019-2021. Bëhet fjalë për Strategjinë e zhvillimit dhe Buxhetin orjentues të Bankës, të cilat sipas këshillit do të garantojnë ecurinë positive të politikave të Bankës dhe do të rrisin transparencën.
Pas daljes për shtyp të guvernatorit të bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili pohoi se zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka vijuar të mbështetet nga politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë, si dhe ambient financiar likuid dhe me norma të ulëta interesi, në mbledhjen e 26 dhjetorit , Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori dy vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me:
Miratimin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2019-2021 dhe Miratimin e buxhetit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019 dhe buxhetin orientues afatmesëm për vitet 2020-2021.
Vendimi i parë synon të parandalojë apo të zgjidh disa nga rreziqet që do shfaqen në fushat ku Banka operon si dhe do të ndiqet një strategji për të rritur bashkëpunimin mes institucionit dhe të promovojë transparencën. Sakaq një vëmendje e veccantë do ti kushtohet edhe ecurisë së politikës monetare dhe kursit të këmbimit, i cili për gjatë gjithë vitit ka patur luhatje të vazhdueshme duke rënë në nivelin më të ulët që prej vitit 2009.
Po ashtu edhe vendimi i dytë që lidhet me buxhetin orjentues afatmesëm, që sipas vendimit i përmbush të gjitha objektivat e Bankës, dhe synon përmirësimin e mëtejshëm të politkës monetare furnizimin e ekonomisë me kartëmonedhë cilësore, si dhe investimeve të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës teknologjike.



