Ish-ministri i Ekonomisë Arben Malaj për çështjen “Bankers” deklaroi se kompania do i shkojë deri në fund dhe do justitfikojë gjithçka.
Duke folur për “MCN Live” ai u shpreh se “Bankers” është kompani e madhe dhe se marrëveshja e vitit 2004 është shumë profesionale.
Sipas tij, 80% e parave të “Bankers” nuk janë evazion fiskal, por anashkalim ligjor.
Ne paguajmë 150 milionë euro për Bechettin vetëm nga deklaratat e shtetarëve, por në momentin që hyn prokuroria ti ndihmoje që t’i nxjerrë ujin e zi. Se Bankers ka shumë para, 80% e parave që ka “Bankers” nuk është evazion fiskal, por një anashkalim ligjor.
Duhet kujdes për çdo akuzë ndaj “Bankers”. Është një artificë që kanë krijuar kompanitë e mëdha për shkak të konkurrencës së pandershme mes kompanive. Se kur të merret vendimi, ato gjoba do i mbajmë ne.
Ata individë të “Bankers” mund të kenë përgjegjësi dhe të dënohen, por “Bankers” si kompani do i shkojë deri në fund se di të justifikojë gjithçka që ka bërë. “Bankers” ka fituar një gjyq me qeverinë shqiptare dhe këta e fshehin.
Sepse përfundimisht në marrëveshjet me koncensione nuk ka të drejtë ligjërisht as drejtori i Tatimeve, as i Doganës dhe asnjë qeveritar që të bllokojë llogaritë e një kompanie.
Ata kanë rënë dakord dy palët, kur del një problem, nuk bllokojnë njeri tjetrin por japin mendimin e tyre.
Pas këtij mendimi, që këtë rol duhet ta bëë Avokati i Shtetit për të parandaluar gjobat, palët do të vendosin nëse do të gjejnë një mirëkuptim apo do të shkojë në gjyq.



