Borxhet e reja të qeverisë për kompanitë që kanë kryer investime publike si edhe vonesat në ristrukturimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë qenë problemet që misioni i radhës i FMN gjeti në Shqipëri. Anita Tuladhar drejtuese e këtij misioni tha në një konferencë për shtyp se gjithashtu kërkohen më shumë përpjekje për planifikimin dhe realizimin e investimeve buxhetore.



