Kume: Partitë e reja do e kenë shumë më të vështirë sesa në 2025 për t’u futur në Parlament (VIDEO)

Kume: Partitë e reja do e kenë shumë më të vështirë sesa në 2025 për t’u futur në Parlament (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në studion e MCN Live se nuk beson të ketë komunikim mes Ramës dhe Berishës, por shtoi se shpeshherë dy liderëve u konvergojnë interesat.

 

Më tej Kume tha se partitë e reja do ta kenë shumë më të vështirë sesa e patën në 2025 për t’u futur në Parlament. 

 

Që të ketë komunikim mes të dyve nuk i besoj por shpeshherë i konvergojnë interesat. 

 

Askush nga partitë e reja nuk mund të futet në parlament, ose mund ta ketë shumë më të vështirë sesa e patën në 2025. Jam deri diku që i gjithë aksioni politik i grupit parlamentar asokohe ku ishte Berisha dhe shumica e deputetëve u bë deri diku për të marrë vulën, për të treguar që janë shumica në PD, edhe ndryshimet në kodin zgjedhor që u bënë në korrik të 2024. 

 

Mendoj se ka pasur dakordësi se përfituan kryetarët e partive të mëdha.

 

Duket sikur PD dhe PS bashkohen në një ide të ngjashme. Ishte i pari Rama që tha mund të shohim mundësinë për ndryshimin e sistemit dhe të uljes së numrit të deputetëve që zgjidhin nga 140 në 100. Më pas Berisha tha se PD ka një ide të hershme parlamenti me dy dhoma dhe që deputetët të zgjidhen nga qytetarët. Ky numër do të jetë me 100. Kur bie numri i deputetëve numri i votave për të prodhuar një mandat është shumë më shumë. Në 2029 partitë e reja do ta kenë më të vështirë të futen në Parlament nëse do të bëhen këto ndryshime. Dy partitë kryesore do thonë që s’ka Shqipëria luksin të paguajë 140 deputetë, që s’janë asgjë për mendimin tim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy