Dervishaj: Janë siguruar fondet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

Dervishaj: Janë siguruar fondet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bankën Botërore,  2 nga donarët më të rëndësishëm për projektet në Infrastrukturë dhe Transport.

Dervishaj takimin e parë e zhvilloi me  drejtorin e BERZHIT për Shqipërinë, Mateo Colagneli, me të cilin u diskutua për projektin e linjës së re hekurudhore, Tiranë-Rinas-Durrës.

Dervishaj tha se pala shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ta ndërtuar këtë linjë të re hekurudhore, brënda afateve të caktuara nga donatorët. Ministri Dervishaj kërkoi përfshirjen në projekt edhe të stacionit të vjetër të trenave në Tiranë, për ta lidhur më tej me Kasharin, propozim  që gjeti mbështetjen nga drejtori i BERZH.

Nga ana e tij drejtori Colagneli, tha se synohet firmosja e marrëveshjes brënda këtij viti, për ti hapur rrugë fillimit të punimeve në 2017. Colagneli njoftoi se janë siguruar fondet për implementimin e këtij projekti strategjik. Ministri theksoi se kjo linjë e re hekurudhore do ti japë një dimension dhe zhvillim të ri transportit hekurudhor.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy