AKCESK: Të dhënat financiare të qytetarëve janë të sigurta  

AKCESK: Të dhënat financiare të qytetarëve janë të sigurta  

Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ka reaguar pas publikimit të të dhënave të klientëve të bankës Credins.

Në një njoftim, AKCESK thekson se persona të caktuar po përhapin panik, duke shpërndarë informacion për rrezikun e të dhënave financiare të qytetarëve.

Lidhur me publikimin e të dhënave ditën e sotme, AKCESK siguron qytetarët se infrastruktura kritike, objekt i ligji për sigurinë kibernetike, në të cilën aplikohen masa sigurie kibernetike të larta, është e sigurt dhe të dhënat financiare të qytetarëve janë të sigurta!

AKCESK thekson se në mënyrë të vazhdueshme po asiston bankën Credins dhe të gjitha infrastrukturat kritike për rritjen e masave të sigurisë në këto infrastruktura.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy