Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko për vijimin e akordimit të bonusit vjetor për pensionistët, thotë se bonusi jepet një herë, ndoshta mund të blejë medikamentet e dhjetorit apo janarit, por jo gjithë vitin.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se në bazë të kontributeve në skemën e sigurimeve, pensioni mesatar aktualisht duhet të ishte 40 mijë lekë të reja.
Zgjidhja duhet parë sa kontribuues kemi në skemën e sigurimeve, 1.1 milionë kontribues nga të cilët merret rreth 30 mijë lekë, ndërkohë janë mbi 800 mijë pensionistë.
Janë gati 17 mijë lekë që i takon çdo pensionist përveç pensionit që merr. Ku shkon kjo shumë? Ne kontribuojmë sot që të marrin pension ata që janë në pension sot. Ku janë lekët?
Pensionisti sot duhet të kishte mesatarisht pensionin 40 mijë lekë, vetëm nga siguracionet që paguajmë ne.
Sa i takon çmimeve të produkteve të shportës trefish mbi mesataren europiane, Ceko shprehet se kjo vjen pasi kemi një ekonomi e cila nuk është e mirë diversifikuar dhe nuk ka konkurrencë.
Ne nuk prodhojmë asnjë gjë, në aspektin që ajo që prodhojmë të ketë peshë në volumin financiar. Meqenëse ne importojmë dhe nuk ka konkurrencë në asnjë fushë, dhe në tregti dhe ushqime.
Ata që importojnë deri sa ta sjellin të konsumatori shqiptar, fusin shumë hallka ndërmjetëse, që e rrisin koston e produktit përfundimtar, dhe këto hallka ndërmjet në zinxhirin e ushqimit, futet se nuk ka konkurrencë.
Çmimet e ushqimeve bazë për shkak se ka kërkesë, kanë çmime të larta.



