Policat e sigurimit, Tomorri: AMF po bën lojën e strucit, nuk mund të heqë përgjegjësitë nga vetja  

Policat e sigurimit, Tomorri: AMF po bën lojën e strucit, nuk mund të heqë përgjegjësitë nga vetja  

Gazetari Klodian Tomorri e cilëson të pavend ndërhyrjen e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për të mos lejuar kompanitë e sigurimeve të falin policat e sigurimit. Në një bisedë me Skype me studion e lajmeve në TvT, Tomorri tha se  AMF i ka mbrojtur interesat e kompanive të sigurimit, por nuk po mbron ato të qytetarëve.  

Mendoj se AMF është duke bërë lojën e strucit. Po të shohësh eksperiencën e tregut të sigurimeve, ëshë rasti i parë në botë kur qeveria dhe agjencitë dhe institucionet publike janë kapur në kartel. AMF ka ndërhyrë në të kaluarën për të rritur çmimin e siguracionit të makinave. Tani AMF pretendon që nuk e ka këtë tagër për t’i detyruar kompanitë t’i kthejnë mbrapsht paratë ose të zgjasin afatin. Është një justifikim kot. Nëse autoriteti mbron vetëm kompanitë e sigurimit, kush i mbron konsumatorët? Tregu nuk është i lirë, ne sigurohemi sepse na detyron ligji. Pra qeveria na detyron të sigurohemi, por tani që makina nuk lëviz, pse po i paguajmë paratë. Nuk mund të heqë përgjegjësinë autoriteti kaq lehtë. Ky është treg i rregulluar me ligj. Duhej të ndërhynte shteti, pasi i ka mekanizmat”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy