Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e rregullores së re për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Ambasada e SHBA përshëndet miratimin e rregullores së re për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përgëzuar  Entin Rregullator të Energjisë për miratimine rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.

Në postimin e Ambasadës thuhet se Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropën Juglindore që miraton këtë rregullore të re.

Postimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzon Enti Rregullator i Energjisë për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë për sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Kjo rregullore e re, e hartuar me mbështetjen e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shtetit i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë, është e para e këtij lloji në Evropën Juglindore dhe do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë. Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy