Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kim bën me dije se me Gazhelin kanë diskutuar për rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave.
“Unë u takova me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli, për të diskutuar rëndësinë e lehtësimit të biznesit të ligjshëm, sigurimin e sigurisë dhe kontrollit në lëvizjen e mallrave dhe sigurimin e përgjegjësisë. Ne ramë dakord të rrisim bashkëpunimin për të ndaluar krimin e organizuar dhe korrupsionin,” shkruan Kim.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në fund të muajit shtator.



