“Paqja fiskale”, Gjokutaj: Ligj antisistem, nuk i shërben interesit publik (VIDEO)

“Paqja fiskale”, Gjokutaj: Ligj antisistem, nuk i shërben interesit publik (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj, shprehet kundër projektbuxhetit për “paqen fiskale” ku parashikohet falja e 507 milionë eurove borxhe.

 

Në një intervistë për “MCN Live” ai u shpreh se bëhet fjalë për para me burime informale, e cila vjen kryesisht nga sektori i ndërtimit. 

 

Sipas tij, bëhet fjalë për një ligj antisistem, i cili nuk i shërben interesit publik. 

 

Jemi shprehur kundër paqes fiskale, sa i takon administrimit të drejtë tatimor dhe mënyrën se si Bashkimi Europian e kupton se si duhet qeverisur sistemi fiskal. 

 

Ligj është antisistem në vetvete. Është dukshëm një marrëveshje që nuk i shërben interesit të publikut dhe do të prishë dhe atë pak konkurrencë që është. Është një para që vjen nga burimet informale, që kryesisht vjen nga sektori i ndërtimit.

 

Nuk janë para që pasi të legalizohen, do të kthehen në taksa në buxhet, pasi bëhet fjalë për ata individë që e kanë pasur mundësinë dhe kanë zgjedhur pjesën e evazionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy