Caca: Siguria në punë është pjesë e pandarë e investimit, kontrollori të kërkojë llogari nga investitori

Caca: Siguria në punë është pjesë e pandarë e investimit, kontrollori të kërkojë llogari nga investitori

Arkitekti Gjergj Caca thotë se në muajt e fundit ka pasur disa ngjarje në kantiere. Duke folur për “MCN Economy”, ai u shpreh se siguria në punë është pjesë e investimit në ndërtim, miniera, hekurudha, porte dhe kudo.

 

Sipas tij, nuk është ligji ai që të kap për veshi, por personi që paguhet, atij që i lihet e drejta për të na kontrollojë dhe gjobitur, i cili duhet të ndjekë gjithë procesi hap pas hapi dhe se duhet kërkuar llogari nga investitori. 

 

Nuk do ndaloja te kaska dhe skela, është mendësia e para. Siguria është pjesë e pandarë e procesit dhe investimit. Kur ndërton duhet të kesh bindjen se siguria është pjesë e investimit, pa kaluar në detaje si kaska etj.

Është pjesë e çdo procesi, në ndërtim, miniera, hekurudha, porte dhe kudo. Ne shohim rëndom specialistë, inxhinierë, arkitektë që nuk respektojnë asnjë normë. Kur ke arritur në pikën që nuk garantohet jeta. 

Rripi i sigurimit nuk të shpëton jetën në të gjitha rastet por ke 30% më shumë mundësi që të shpëtosh. Rritja e sigurisë në kantier fillon që nga mendësia, që nga projektimi, ndërtuesi dhe ata që duhet ta kontrollojnë.

Ne ligjet nuk i kemi të këqija, e dyta duhet të ndjekim rregullat, ka disa standarde që nuk duhet t’i shpikim ne. Ka shumë kantiere të mira dhe me standarde, por nuk ka asnjë shkallë në skela, por ngjiten si majmuni, punëtori, inxhinieri. Arkitekti. 

Është bazike që çdo skelë duhet  të ketë shkallën për t’u ngjitur. Këtu skela pas 2015-2017 ka dalë ideja që duhet të ketë skelë me shkallë. Është një gjë minimale që edhe investitori e paguan, por kur t’i kërkohet ky standard dhe mos t’i lejohet t’i hapet dera e kantierit, do e zbatojë. Ti nuk zbaton kushtet minimale. 

Ligji nuk të kap për veshi, por personi që paguhet. Atij që i lëmë të drejtën të na kontrollojë dhe gjobisë, nuk duhet të bëjë vetëm gjobitjen, por ta ndjekë hap pas hapi. Ai që duhet të kontrollojë, zbatojë dhe paguajë për inxhinierin në kantier. 

Ty të vjen inspektori i IMT-së pa jelek, pa kasketë, vetëm me një kartë identifikimi dhe hyn si lopa në kantier. Ne duhet të vëmë persona përgjegjës dhe të kërkohet llogari dhe nga investitori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy