Këlliçi: Do të japim pesë mijë bursa sociale për të rinjtë që nuk paguajnë dot studimet

Këlliçi: Do të japim pesë mijë bursa sociale për të rinjtë që nuk paguajnë dot studimet

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi shpjegoi sot se çfarë përfitojnë të rinjtë nga programi ekonomik i PD. Këlliçi deklaroi se për ata që nuk do të kenë mundësi financiare, do të jepen bursa sociale për të studiuar. Ai premtoi edhe pagesën e stazheve të punës për studentët ekselentë.

 “Ne do të japim 5 mijë bursa sociale për gjithë të rinjtë që e kanë të pamundur të paguajnë studimet për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike familjare. Si dhe do të përgjysmojmë tarifat e edukimit për gjithë studentët në vend. Por nuk do të mjaftohemi me kaq. Ne do të zerojmë tarifën e edukimit për gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj. Gjithashtu do të paguajmë 10 mijë stazhe pune për 10 mijë student ekselent me plot 300 mijë lekë në muaj, për 12 muaj me radhë.”

Për mungesën e praktikës në shkolla, Belind Këlliçi deklaroi se do të krijohen katër inkubatorë të rinj biznesi për të nxitur punësimin dhe sipërmarrjen në vend.

“Duke krijuar katër inkubatorë të reja biznesi për të nxitur idetë inovatore, punësimin dhe sipërmarrjen në vend. Skema subvencionimi për të gjithë të rinjtë që vijnë nga zona me vështirësi ekonomike për të krijuar bizneset e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy