26 milionë amerikanë mbeten të papunë

26 milionë amerikanë mbeten të papunë

Të paktën 26 milionë amerikanë kanë humbur vendet e tyre të punës që nga data 14 mars, si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Mësohet se për të pestën javë me radhë, miliona punëtorë amerikanë kanë aplikuar për të përfituar nga paga e papunësisë, duke kërkuar lehtësim financiar, pasi bizneset u mbyllën për shkak të pandemisë, e cila ende vazhdon të infektojë me ritme të shpejta gjithmonë e më shumë persona.

Pavarësisht mënyrës së si analizohen të dhënat, pesë javët e fundit, kanë shënuar rritjen më të madhe të kërkesave të papunësisë që kur Departamenti i Punës filloi gjurmimin e të dhënave në vitin 1967.

Bëhet me dije se kërkesat për përfitime nga papunësia arritën në 4.4 milionë me datë 18 prill, duke llogaritur këtu edhe humbjet e shkaktuara nga punët sezonale.

Ndërkaq, pa këto llogaritje të cilat ekonomistët i përdorin për llogari të luhatjeve të punësimit sezonal, numri ishte 4.3 milionë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy