Loja me interesat, si fituan bankat nga kriza

Loja me interesat, si fituan bankat nga kriza

Rëniet shumë më të mëdha të normave të interesit të depozitave në raport me interesat e kredive janë shfrytëzuar me mjeshtëri në këto vite krize nga bankat. Zgjerimi i kësaj diference që në gjuhën profesionale njihet me termin spredi mes depozitës e kredisë i ka sjellë sitemit bankar rritje të fitimit në një kohë që bizneset e tjera kanë qenë vazhdimisht të kërcënuara nga falimenti.

 

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në harkun kohor të tre viteve e gjysëm, nga 2013 deri në maj 2016 për depozitat në lekë me afat 3 mujor interesi ka rënë nga 2.72% në 0.29%, pra 9 herë. Për depozitën 1 vjeçare rënia ka qenë me 7 herë, nga 4.17%  në vitin 2013 në 0.84% në maj 2016. Ndërkohë për depozitat në euro rënia mesatare është me 6 herë kurse për dollarin me 4 herë.

 

Krejt tjetër janë rëniet e interesave të kredive. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë  norma e interesit e kredisë 1 vjeçare nga viti 2013 e deri në maj të vitit 2016 ka rënë nga 9.52% në mesatarisht 6%, rreth 50%. Për kredinë afatgjatë rënia është nga 9.65% në vitin 2013 në mbi 6% në maj 2016, pra po 50%. Për dollarin kredia afatgjatë ka patur rënien nga 7.45% në 5%, ndërsa për euron rënia është nga 6.95 në 5.21%.

 

Difrencat drastike të rënies së interesave mes depozitave e kredive ka qenë në këto vite miniera e arit për bankat. Për të përllogaritur se sa fitojnë mjafton të themi se bankat mbajnë në total 982 miliardë lekë depozita prej të cilave 485 miliardë janë në monedhën lek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy