Italia do të përfitojë pjesën më të madhe nga paketa e rimëkëmbjes ekonomike. Bashkimi Europian ra dakord për miratimin e një fondi prej 750 miliardë euro, nga të cilat Italia do të marrë 209 miliardë.
Shteti italian është një nga epiqendrat më të mëdha të infektimit. Raportohen 35,000 viktima nga Covid-19. Ndërkohë, pritet një rënie ekonomike më 11%.
Kryeministri Konte shprehet se tani është mundësia që vendi të rimarrë veten ekonomikisht, pasi fondi i përfituar do të përdoret për investime dhe reforma strukturore.
Ndërkohë, Greqia, e cila përjetoi një rënie ekonomike të fortë dekadën e kaluar, e konsideroi paketën e rimëkëmbjes si sukses kombëtar.
Shteti grek do të përfitojë 72 miliardë euro nga marrëveshja, të cilat do të shërbejnë për rinisjen e industrisë së turizmit.
Qeveria greke u shpreh se paketa stimuluese është një mundësi që vendi të zhvillojë sektorë të tjerë si energjia ekologjike dhe teknologjitë e tjera.



