Komisioni i Ekonomisë ratifikon marrëveshjen me BERZH-in dhe për programin IPA II (Shqipëri-Kosovë)

Komisioni i Ekonomisë ratifikon marrëveshjen me BERZH-in dhe për programin IPA II (Shqipëri-Kosovë)

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi 2 projektligje, atë “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për politikën për zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike” dhe marrëveshjen “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian, për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2018”.

Deputetja Senida Mesi, si relatore e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH-n, theksoi se vitet e fundit Shqipëria ka bërë përparime në fushën e barazisë gjinore, e që prej vitit 2016 janë bërë përpjekje të vazhdueshme për nxitjen dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të biznesit, të drejtuara nga gratë, sidomos në drejtim të rritjes së numrit, kapaciteteve drejtuese dhe aksesit në financë të këtyre sipërmarrjeve.

Në shifrat e relatuara, Mesi, duke e vënë theksin te rritja e këtyre numrave, sqaroi se në fushën e barazisë gjinore ka 28 programe buxhetore në PBA 2018-2020, 33 programe buxhetore në PBA 2019-2021 dhe 36 programe në 2020-2022. Rritja e aksesit të grave në pasuri, vendosja e rregullave të barabarta të lojës për rritjen e mundësive për grate në tregun e punës dhe forcimi i rregullave institucionale për një politikëbërje më pranë barazisë gjinore u listuan si synimet e projektligjit në fjalë.

Deputeti Rolant Xhelilaj, relatori i p/ligjit për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, tha se, marrëveshja synonte sigurimin e mbështetjes financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II), për realizimin e programit të veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë për alokimet e vitit 2018.

Ai sqaroi se prioritetet e programit shtriheshin në këto fusha: mbrojtja e mjedisit, promovimi i politikave të zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimit dhe menaxhimit të rreziqeve; inkurajimi i turizmit dhe i trashëgimisë kulturore e natyrore dhe investimi në rini, arsim dhe aftësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy