Ish-kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi, për Vendimin e Këshillit të Ministrave të javës së shkuar i cili shtrëngon mbikëqyrjen mbi pastrimin e parave në vend, thotë se risia e vetme është shkurtimi i kohës së përgjigjes së autoriteteve.
Duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se sistemi i raportimit është online, i sigurt, i enkriptuar, i mbrojtur nga ligji i sekretit shtetëror dhe çfarëdo gjëje të raportohet, analistët e inteligjencës artificiale vetëm kur ka vërtetë vend për të hetuar vepër penale, ndan informacione me organet ligjzbatuese.
Risia që sjell VKM është shkurtimi i kohës së përgjigjes së autoriteteve mbikëqyrëse për kërkesat e agjencisë nga 15 ditë, në 10 ditë, kjo është e vetmja risi e kësaj VKM-je. Ky ndryshim është në vazhdën e disa përmirësimeve që i janë bërë në vazhdimësi legjislacionit, në pritje dhe të vlerësimit nga misioni i Moneyval, duke shpresuar që për herë të parë Shqipëria të dalë me një rezultat që të na nxjerrë nga lista zi.
Të gjitha subjektet raportuese, dërgojnë në njësinë e IA, raportet e aktivitetit të dyshimtë, apo dhe kur nuk ka dyshime, për transaksione në vlera në kesh. Vetë mbikëqyrësi duhet sipas standardeve ndërkombëtare të FATF dhe Moneyval, kur shkojnë për mbikëqyrje të kontrollojnë nëse e kryejnë siç duhet punën dhe nëse e bëjnë supervizimin siç duhet. kemi disa vitesh një shoqatë që ka veprimtarinë për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, NAREA, ata janë bërë subjekt i ligjit dhe ndoshta ka ardhur koha që kompanitë e ndërtimit të hiqen fare si subjekte raportuese.
Masat lehtësuese dhe jo shtrënguese mund të duket se nuk po shkojnë në rrugën e duhur. Sistemi është online, është i sigurt, i enkriptuar, është i mbrojtur nga ligji i sekretit shtetëror, çfarëdo gjëje të raportohet, analistët e inteligjencës artificiale vetëm kur ka vërtetë vend për të hetuar vepër penale, vetëm atëherë ndahen këto informacione me organet ligjzbatuese.
Pjesa e raportimit dhe analizës nuk ka qenë problematike në raportet e Moneyval. Ne kemi çaluar shumë tek sekuestrimet dhe dënimi i veprave penale, por me përfshirjen edhe të SPAK sa herë ndjek vepra penale që prodhojnë përfitime pasurore, e ka përfshirë edhe veprën e pastrimit të parave dhe kemi patur goxha sukses, të paktën me sekuestrimet.
Paketa e re fiskale për subjektet tatim pagues i detyron të gjitha bizneset që të bëjnë transaksione kesh jo më shumë se 100 mijë lekë të reja dhe të gjithë transaksuionet e tjera dueht të bëhen nëpërmjet bankave.
Më herët nuk ka pasur kufizim për pagesat kesh nga individët tek bizneset. Kjo është risia madhore e paketës fiskale që lidhet si me luftën e evazionit fiskal dhe me vështirësinë që kanë ata që kanë krijuar pasuri kriminale që ta qarkullojnë këtë pasuri në formë keshi.



