Qeveria mbyll marrëveshjen, do të paguajë më shtrenjtë hidrocentralet privatë

Qeveria mbyll marrëveshjen, do të paguajë më shtrenjtë hidrocentralet privatë

Pas presioneve të hidrocentraleve privatë se do të dalin nga marrëveshja që kanë me kompaninë OSHEE për t’i shitur energjinë elektrike, qeveria ka rënë dakord t’i rritë çmimin.

Emsioni Kronos ka zbuluar se qeveria do të miratojë së shpejti një vendim i cili lejon që çmimi që u shitet energjia Hec-eve të jetë mbi 75 euro për megavat orë, ku 75 euro është sot tavani u lejuar nga një VKM e vitit 2017.

Më pas do të jetë Enti Rregullator që do të miratojë çmimin e ri, prej 90 euro për megavat orë.

Aktualisht hec-et ia shesin energjinë me 8.5 lekë për kilovat orë dhe me çmimin e ri do ia shesin me 10 lekë për kilovat orë. Kjo marrëveshje do t’i kushtojë OSHEE-së afërsisht 25 milion euro më shumë se sa paguan aktualisht.

“Detyrimi shërbimit publik në çdo vend të botës edhe në Shqipëri bëhet për të siguruar furnizimin në vend kjo është arsyeja krysore nuk është paraja, nuk është buxheti i shtetit.”- thotë Anita Shushku, kryetare e shoqatës së Energjive të Rinovueshme.

Sot numërohen 177 hidrocentrale privatë, ku 174 prej të cilëve kanë të lidhur një kontratë me kompaninë OSHEE e cila detyrohet t’i blejë energjinë. Ata kanë një kapacitet të instaluar prej 721 megavat orë dhe prodhojnë mesatarisht 2 terravat energji në vit.

Kjo sasi është e barabartë me një të tretën e nevojës për energji të vendit.

Bashkë me 3 kompani të mëdha që e shesin energjinë në treg të lirë, privatët dominuan tregun e energjisë elektrike vitin e shkuar, pasi prodhuan më shumë se gjysmën e energjisë të vendit, duke kaluar për herë të parë dhe Kaskadën e Drinit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy