Sejdarasi: Duhet rregulluar skema e taksimit për të gjitha kategoritë, ligji për të vetëpunësuarit është bërë më i plotë

Sejdarasi: Duhet rregulluar skema e taksimit për të gjitha kategoritë, ligji për të vetëpunësuarit është bërë më i plotë

Gazetari i ekonomisë Bardhi Sejdarasi deklaroi në emisionin “MCN Economy” se duhet rregulluar skema e taksimit për të gjitha kategoritë. Duke vijuar më tej, Sejdarasi tha se pjesa e barrës fiskale nuk është ajo që shqetëson bizneset sidomos kur bëhet fjala për të investuar. Duke shpjeguar projektligjin, gazetari tha se taksimi i profesioneve të lira është shtyrë pasi nuk ka definicion si do zgjidhet

Në paketën fiskale ka 4 projekt ligje. Po disktutohen ende kategoria e profesioneve të lira. Prandaj ligji nuk ka shkuar në parlament. Në faqen 54 të draftit do shihni që taksat e para për këto kategori fillojnë në 31 tetor dhe 31 dhjetor, e ka shtyrë me 6 muaj taksimin e profesioneve të lira pasi ende nuk ka një definicion si do zgjidhet. Ky ligj është i 2019 pjesë e departamentit të 2029, dhe është shtyrë 2-3 vite. Vërejtjet që janë bërë janë pjesë e grupit të punës për të përmirësuar vërejtjet nga komuniteti i ekspertëve. Drafti është mjaft i debatueshëm dhe në kushtet që ka arritur deri tani. Grupet e interesit e kanë kundërshtuar. Duhet të kemi parasysh qëndrimin që është mbajtur kësaj . Është ligj bazë, është bërë më i plotë sesa ka qenë ndonjëherë në historinë e tatimeve shqiptare.

Taksat do mblidhen si janë mbledhur gjithmonë. Unë kam besim që duhet rregulluar skema e taksimit për të gjithë kategoritë. Nq.s. konvertojmë 91 miliardë që i mungojnë buxhetit ne mund të flasim për pensione të dyfishuara. Nuk mund t’i lëmë buxhetit njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës, të gjithë duhet të paguajnë. Skema e taksës së tatimeve nuk është vetëm shqiptare. Pjesa e barrës fiskale nukë shtë ajo që shqetëson bizneset, sidomos kur bëhet fjala për të investuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy