A pastrohen para të pista përmes PPP-ve? (VIDEO)

A pastrohen para të pista përmes PPP-ve? (VIDEO)

Partia Demokratike pak ditë më parë ka ngritur akuza të rënda ndaj koncesioneve për ndërtimin e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren se firmat dhe qeveria do të pastrojnë para. Bëhet fjalë për shumën e 296 milionë eurove që sipas ish-deputetes Tabaku firmat nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet fillestare duke kërkuar para nga burime të tjera.

Jorida Tabaku: Kur diskutojmë për tendera dhe konçesione, sigurisht që mekanizmi që po përdor qeveria është i ndryshëm. Kompania duhet të fillojë me fondet e saj dhe më pas të fillojë të rimbursohet nga viti i tretë. Kompania qartësisht nuk I ka fondet. Ku do t’i gjejë? Nga sektori banker do të marrë një kredi prej 70 milionë eurosh, që e gjitha nuk merret dot që vitin e parë, por merret në vijim. Kështu që, ky është një shembull i qartë që do të gjenden burime financimi që nuk janë as nga sektori bankar, as nga kompania. Këto mund të vijnë nga sektori i ndërtimit. Paratë e pista që pastrohen atje mund të vijnë nga lojërat e fatit, mund të vijnë nga hoteleri-turizmi. Pra, janë shumë burime. Unë nuk dua të spekuloj, sepse po flasim në teori, por po të them që praktikisht kompanitë nuk i kanë burimet për të investuar. Ku do t’i gjejnë ato?

Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa thotë për Tema TV se skema e pastrimit të parave mund të ndodh pasi sektori i ndërtimit është edhe një nga të preferuarit për pastrime të tilla.

Selami Xhepa: Potencialisht është e mundur që të kryhet një process pastrimi parash. Mmënyra se si bëhet është fare e thjeshtë, është në vlerat që mund të fryhen. Dhe ne e dimë shumë mirë që vlerat e këtyre projekteve janë tashmë në përmasa hiperbolike, astronomike. Një vepër që ti realisht e bën me 100 milionë, meqenëse more shifrën 100 milionë, ti do ta faturosh për 200 milionë. Dhe fare e kollajtë, ka ndodhur. Procesi efektivisht ka ndodhur.

Rreziku për kostot e shpenzimeve sipas ekspertit do të rëndojnë mbi taksat e qytetarëve pasi koncesionari po ndërton me buxhetin e shtetit.

Selami Xhepa: Rrjeti i institucioneve është në vend, por në analizë të fundit është detyra e institucioneve, të atyre që porosisin veprat që të monitorojnë dhe të kontrollojnë veprën. Por, në qoftë se që në momentin fillestar, vlera e veprës dyfishohet ose shumëfishohet, atëherë nuk ka se sit ë kapet një vepër e tillë, sepse efektivisht kemi të bëjmë me lëshim faturash fiktive, por që janë brenda vlerave të projektuara dhe brenda vlerave të tenderuara.

Por a ka institucione që mund të zbulojnë këto skema duke provuar se vërtet në këto projekte mund të ketë shkelje dhe pastrim parash?

Selami Xhepa: Këto lloj kontratash nuk zhvendosin rrezik ten një institucion. Këto lloj kontratash e lënë rrezikun prapë tek sektori publik, sepse në fakt këto projekte investimesh nuk është se investitorët po i shlyejnë duke vendosur traun dhe duke i marrë mbrapsht në formën e tarifave për kalimin e rrugës etj., etj., për shfrytëzimin e infrastrukturës.

Eksperti i ekonomisë shpreh me bindje se këto kontrata duhet t ëndalohen nga qeveria pasi dëmtojnë seriozisht buxhetin e shtetit.

Selami Xhepa: Shqipëria nuk ka mundësi, sepse nuk as kapacitet financiar, por nuk ka as kapacitete njerëzore për të negociuar. Këto janë kontrata jashtëzakonisht të sofistikuara. Edhe vendet e zhvilluara, Britania e Madhe që është atdheu i lirisë ekonomike, i ndaloi këto lloj  kontratash pikërisht për motive të kësaj natyre. Gjermania gjithashtu i ndaloi. Kishte parashikuar disa projekete dhe i ndaloi. Dhe i ndaloi pse? Sepse kishin rezultuar dyfish më të larta nga sa ishin projektuar në fillim.

Presidenti Meta i riktheu në Kuvend për rishqyrtim dekretet e koncesioneve të rrugëve por parlamenti votoi sërish pro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy