Unaza e Madhe/ Skënderi: Nga shtëpia trekatëshe kanë ngelur vetëm 30 metra, shteti asnjë përgjigje për shpronësimin

Unaza e Madhe/ Skënderi: Nga shtëpia trekatëshe kanë ngelur vetëm 30 metra, shteti asnjë përgjigje për shpronësimin

Punimet për Unazën e Madhe, vazhdojnë të sjellin pakënaqësi në mesin e dhjetëra familjeve të cilat përmes shumë protestave kanë kundërshtuar projektin për zgjerimin e Unazës.

Ferat Skënderi, banor i Astirit, në një prononcim për emisionin “MCN economy”, tha se ende pas projektit shtëpia e tij nuk është shpronësuar nga shteti.

Sipas tij, ai vazhdon të paguajë qira në një shtëpi banimi, ndërkohë që ende askush nuk u ka kthyer përgjigje.

Kisha një shtëpi trekatëshe 310 metra katrorë që ma kanë shembur, dhe nga ajo kanë ngelur 30 metra katrore.

Deri më tani askush nuk ka shpronësuar, gjithë ato vite që punova, më iku djersa kot, askush nuk na ka shpronësuar, as na kanë thënë asgjë deri më tani.

Çkado na kanë bërë, na kanë goditur, na kanë shtyer që të mos protestojmë, por deri më tani askush nuk na jep përgjigje. 30 vite djersë e të vijë shteti ta prishë me llaf goje, ky nuk është shtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy