DigitAlb ka vendosur të bëjë ndryshime radikale në menaxhimin e tij, ndërkohë që njoftimi është bërë public të enjten, ku ka bere me dije të gjithë abonentët, partnerët dhe bashkëpunëtorët se vendimi për ndryshimet e bëra është marrë në kuadër të përmirësimit të organizimit të punës.
“DigitAlb, njofton të gjithë abonentët, partnerët dhe bashkëpunëtorët se me datë 17.01.2019, administrimi i përgjithshëm i kompanisë ka pësuar ndryshime organizative”, thuhet në deklaratë
DigitAlb qartëson se ky ndryshim strukturor ka për qëllim përmirësimet organizative në kompani. Po ashtu kompania përgënjeshtron të gjitha komunikimet jozyrtare të publikuara në disa media dhe garanton vijueshmërinë e suksesshme te aktivitetit të kompanisë, duke ruajtur stabilitetin e përditshëm operacional e financiar në treg.



