Dhoma e Tregtisë e Diasporës parashikon rritje të mëtejshme të çmimeve pas shtatorit, si pasojë e rritjes së kostove të prodhimit por edhe krizës energjetike.
Në një intervistë për MCN, kryetari i kësaj dhome Gjin Gjoka thotë se sulmet e fundit kibernetike do ndikojnë në uljen e investitorëve të huaj në Shqipëri.



