Meta kthen buxhetin/ Balla: Buxheti do të rivotohet dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi

Meta kthen buxhetin/ Balla: Buxheti do të rivotohet dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend pr/buxhetin e vitit 2021.

“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa theksoi se “është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar mbështetja më e madhe për shëndetësinë dhe rindërtimin”.

“Mbrojmë jetën e qytetarëve nga pandemia dhe garantuam fondin për vaksinën antiCOVID; rimbursojmë kurimin e çdo qytetari shqiptar nga COVID-19, rrisim pagat me 40% për mjekët dhe personelin shëndetësor dhe miratuam 280 milionë dollarë për rindërtimin”, tha Balla.

Ai siguroi se “buxheti do të rivotohet menjëherë sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy