Komisioni i Ekonomisë miraton Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020

Komisioni i Ekonomisë miraton Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot Aktin Normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se përmes këtij Akti Normativ alokojmë 7.03 miliardë lekë fond shtesë për Paketën e dytë financiare për qytetarët dhe bizneset në kuadër të masave që po ndërmerren për të përballuar pasojat e pandemisë së COVID-19.

Po ashtu, tha Denaj, përmes këtij Akti Normativ reduktohen shpenzimet e buxhetit, të personelit dhe ato korrente, bazuar në analizën e ecurisë së tremujorit të parë të institucioneve buxhetore.

“Përmes Aktit Normativ kryhen reduktimet në shpenzimet për investime publike, duke ulur pagesat e kontratave koncesionare/PPP dhe duke u zhvendosur përkohësisht nga projektet e mëdha infrastrukturore”, shtoi ministrja Denaj.

Akti normativ përcakton dhe synon të akordojë një fond prej 7 miliardë lekësh në zërin “Kontingjenca për paketën sociale anti-COVID”, e cila do të përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ky fond i dedikohet financimit të masave të reja me karakter social që do të ndërmarrë qeveria, në funksion të lehtësimit e të mbështetjes së punëmarrësve dhe/ose shtresave të tjera të prekura nga pezullimi i proceseve të punës në shkallë vendi, si për biznesin e madh ashtu edhe për pjesën e mbetur të biznesit të vogël.

Po ashtu, reflektohet një total pakësimesh prej 7 miliardë lekësh, me qëllim financimin e paketës së re anti-COVID19, pra pa kosto shtesë në buxhet, konkretisht përmes kursimeve në shpenzimet e personelit me rreth 829 milionë lekë, kursimeve në shpenzime operative me rreth 1.28 miliardë lekë, ku ndër kryesoret janë 582 milionë lekë kursime të evidentuara nga ngadalësimi i aktivitetit të institucioneve buxhetore për periudhën mars-maj, 700 milionë lekë nga kontrata vjetore e Rapiscan.

Në investimet me financim të brendshëm janë pakësuar rreth 4.25 miliardë lekë, konkretisht, rreth 1 miliard lekë nga projektet e shkollave, rreth 1 miliard lekë nga projekti i Rrugës së Arbrit, rreth 1 miliard lekë nga Ministria e Mbrojtjes, rreth 800 milionë lekë nga kontratat e inceneratorëve Fier dhe Elbasan, si dhe janë pakësuar investimet me financim të huaj rreth 634 milionë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy