Preçi: Asnjë vend nuk zhvillohet mbi bazën e parave kriminale

Preçi: Asnjë vend nuk zhvillohet mbi bazën e parave kriminale

Asnjë vend në asnjë pikë të globit nuk zhvillohet mbi bazën e parave kriminale, nëse dikush nga elita politike flet me këtë gjuhë, është zëdhënës i krimit të organizuar.

Kështu tha eksperti i ekonomisë Zef Preçi, duke folur në një lidhje me MCN Live për amnistinë fiskale.

Ai shtoi se sot kemi një numër të madh biznesesh që janë me para pjesërisht nën dorë dhe janë të paformalizuara.

Sipas tij, përkeqësimi i kushteve të kredidhënies, zgjeron hapësirën për këto lloj parash dhe se çfarëdolloj thellimi i këtij procesi do përkeqësojë ekonominë, ku deklaroi se viktima e parë ka qenë konkurrenca.

Penetrimi i këtyre parave në fondet publike, për një PPP apo investim të panevojshëm, me insistimin e lobeve të biznesit apo grupeve të caktuara, nuk është gjë tjetër veçse kthehet në borxh publik që duhet kthyer.

Gjurmo paranë, konfisko dhe ktheji në të mira publike. Asnjë vend nuk është zhvilluar dhe nuk zhvillohet në bazën e drogës, duhet përqendruar në ato për të cilat ka nevojë vendi.

Më erdhi keq që FMN nuk tha asgjë për nivelin e lartë të ekonomisë në kesh, nga më të lartat në 10 vitet e fundit. Autoriteti tatimor nuk ka mundësi të vjelë detyrimet për shkak të rrethanave.

Diferencimet që janë bërë këto vite kanë qenë lehtësuese për lobe të caktuara por nuk kanë sjell në thelb të mira publike.

Lidhur me inflacionin, Preçi tha se goditjen ekonomia shqiptare për shkak të inflacionit e ka marrë me anë të ofertës.

Ndërsa për protestën e pedagogëve, ai shtoi se me të ardhurat e paparashikuara që qeveria ka përfituar në nëntë muajt e fundit që llogaritet në 300-400 milionë euro më shumë, janë mundësitë për të rishikuar.

Duhet të marrim parasysh Kosovën, kjo kërkon pastrim të administratës nga patronazhistët, ndërkohë që shumica e shërbimeve kanë kaluar online.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy