Strehim i përballueshëm/ Ibrahimaj: Kredi me interes të subvencionuar dhe ndihmë për qiranë

Strehim i përballueshëm/ Ibrahimaj: Kredi me interes të subvencionuar dhe ndihmë për qiranë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj njoftoi sot krijimin e instrumente që e bëjnë strehimin më të përballueshëm, veçanërisht për çiftet e reja, familjet dhe profesionistët e rinj.

 

Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe përfaqësues të tregut imobiliar, në kuadër të punës për reformimin e politikave të strehimit dhe zgjerimin e skemave të strehimit të përballueshëm.

 

Kujdesi i politikave të strehimit është jo vetëm për këto kategori në nevojë, por edhe për shtresa të tjera, të cilat mund të kenë nevojë për mbështetje.

 

Ajo vuri në dukje se përgjatë një viti ministria ka analizuar programet europiane të strehimit dhe, mbi bazën e modeleve të aplikuara në vende të ndryshme, janë hartuar propozimet për reformën, si në drejtim të produkteve të reja të strehimit, ashtu edhe të arkitekturës institucionale të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit që do të mbështesë zbatimin e tyre.

 

Përpara finalizimit të kuadrit ligjor, Ministria ka nisur konsultimin me aktorët e tregut për të vlerësuar ofertën konkrete të banesave që mund të përfshihen në skemat e reja të strehimit të përballueshëm.

 

Në këtë kuadër, një nga produktet e reja parashikon mbështetje për blerjen e apartamenteve përmes kredisë bankare, me trajtim të subvencionuar të normës së interesit. 

 

Për apartamentet me vlerë deri në 60 mijë euro, përfituesi do të marrë kredi me 0% interes, ndërsa për apartamentet me vlerë mbi 60 mijë euro, përfituesi do të përballojë interesin deri në 3%, me pjesën e normës mbi këtë nivel të subvencionuar nga shteti.

 

Ka pasur dhe debate, me pikëpyetjen: a ka të disponueshme të tilla apartamente në qytetin e Tiranës? Në fakt, ne e prezantuam këtë pas diskutimeve që patëm me Shoqatën e Ndërtuesve, ku në rrethinat e Tiranës kemi marrë garanci që ekzistojnë të tilla apartamente që janë me sipërfaqe të ulëta dhe me një çmim të ulët.

 

Sipas ministres, reforma parashikon mbështetje për blerjen e apartamenteve edhe me vlerë mbi 60 mijë euro. 

 

Blerja do të mbulohet 100% përmes kredisë bankare, ndërsa shteti do të subvencionojë pjesën e normës së interesit mbi 3%. Kufiri maksimal i vlerës së apartamentit është ende në diskutim dhe orientimi është rreth 200 mijë euro. Kjo skemë i dedikohet të punësuarve që kanë nisur karrierën e tyre, si dhe çifteve dhe familjeve të reja.

 

Ne do të kemi limitin maksimal diku tek 200.000 euro dhe i dedikohet një kategorie tjetër, që janë të punësuar, që kanë filluar karrierën e tyre dhe ne duam t’i mbështesim.

 

Pjesë e politikës së re do të jetë edhe subvencionimi i qirasë për profesionistët dhe familjet e reja. Sipas propozimit, qiraja do të ketë një kufi deri në 500 euro, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e kësaj vlere.

 

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se synimi është që këto skema të hapen në muajin nëntor, pas përfundimit të ndryshimeve të nevojshme ligjore dhe akteve zbatuese.

 

Ibrahimaj bëri të ditur se nga viti i ardhshëm parashikohet edhe një model i ri ndërtimi me përdorim të përzier, ku 30% e banesave do të jenë për strehim social, 40% për strehim të përballueshëm për shtresën e mesme dhe 30% për tregun e lirë. 

 

Ky model synon të krijojë një përzierje të kategorive të ndryshme të banimit, duke shmangur përqendrimin e një kategorie të vetme sociale në të njëjtat ndërtesa dhe lagje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy