Dosja e mikrokredive po hyn në një fazë të re procedurale. SPAK po përgatitet ta çojë çështjen në Gjykatën e Posaçme, ndërsa për MCN TV ka konfirmuar se po zhvillon dy hetime që lidhen me problematikat e mikrokredive.
Pas kësaj dosjeje qëndrojnë qytetarë që morën kredi të vogla dhe përfunduan me detyrime shumë herë më të larta, ndërsa avokatët ngrenë pikëpyetje jo vetëm për mënyrën se si u krijuan këto borxhe, por edhe për përgjegjësinë e personave dhe institucioneve që duhej të mbikëqyrnin aktivitetin financiar.



