
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat reagoi për çështjen e inceneratorëve.
Ajo ka paralajmëruar se do të bëjë publike provat të cilat tregojnë se si paratë e Inceneratorit të ardhura nga Malta janë përdorur në mënyrë masive për blerjen e votave në qarkun e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryamadhi tha se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim rezulton i përfshirë edhe në shumë 'afera' të tjera.
Sipas saj, ai marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga Bashkia e Rrogozhinës.
Korrupsion i tmerrshëm dhe i frikshëm i Edi Ramës. SPAK, përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos, do shohim që çështja e grupit të strukturuar kriminal ka edhe disa këmbë të tjera. Më 27 prill të 2020, Klodian Zoto ka marrë 9 mln euro për landfillin e Vlorës, ku deri më sot asnjëri nga ne nuk ka dëgjuar asgjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar publikisht dhe në aspektin dokumentiv. Zoto në 2016 ka marrë 1 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, 320 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 650 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 2 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, të gjitha pa TVSH. Ka marrë 6.7 mln dollarë nga OSHE për vendosjen e matësve. Në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, nga Bashkia Rrogozhinë 1.2 mln dollarë, nga OSHE 2 mln dollarë, nga Ministria e Mirëqenies Sociale 1 mln dollarë. Kompania e inceneratorëve që deri më sot ne themi janë 430 mln euro, shkon më shumë se kaq sepse mos u çudisni kur të na dalë edhe në spitale Klodian Zoto, në bankat e shkollës, në mbjelljen e specave dhe domateve, në avionët që lëvizin në qiellin tonë. E them me ironi sepse çdo hetim, nëse do kishte vërtetësi, do të ishim sot në kushte të tjera. Vazhdojmë të kemi kontrata të tjera jashtë fushës së veprimtarisë së incveneratorëve. Merret edhe me ndërtim rrugësh dhe është bërë në shtator të 2020. Ne do vazhdojmë ta zbardhim më tej këtë grup të strukturuar kriminal dhe sot qytetarët janë koshientë në atë se çfarë po ndodh. Qeveria paguan në vit pandemia me mln euro përveç inceneratorëve edhe për ndërtime shkollash që nuk i shikojmë, apo ndërtim, vetëm për Klodian Zoton.
Sot qytetarët, kur flitet për të marrë një rimbursim për çmimet e larta, nuk munden të marrin dot as 2 mijë lekë të vjetra. Përpara një viti kam denoncuar se do vinin nga Malta, paratë e inceneratorit për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do njiheni me atë dosje. Ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerje vote në qarkun e Durrësit.



