Fimoset marreveshja e cila do të lehtësojë tregtinë mes shqipërisë dhe \Maqedionisëe së veriut nga Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi dhe homologu maqedonas Arjanit Hoxha. Marrëveshja është finalizimi i një pune të nisur rreth një vit më parë nga ministrat e të dy qeverive ku produktet bujqësore shqiptare nuk do të kenë pengesë për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet atje do të njohin certifikatat fitosanitare ose analizat e bëra në Shqipëri. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje për njohjen e certifikatave fitosanitare për produktet bujqësore mes vendeve, për ministrin Çuçi është një hap më tej drejt shengenit rajonal.



