Prodhuesit kosovarë reagojnë: Shqipëria po e dëmton shtetësinë e Kosovës

Prodhuesit kosovarë reagojnë: Shqipëria po e dëmton shtetësinë e Kosovës

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) shprehë shqetësimin për trajtimin e prodhimeve ‘Made in Kosova’ në tregun e Shqipërisë. Sektori i prodhimit në Kosovë është gjenerator kryesor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit, si i tillë është sektori më strategjikë që do ta fuqizon shtetësinë e Kosovës.

Andaj, mosrespektimi i marrëveshjeve ndërshtetërore si dhe bllokimi i produkteve ‘Made in Kosova’ në tregjet e Shqipërisë është dëmtim i shtetësisë së Kosovës.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është organizatë që në vazhdimësi punon në avancimin dhe rritjen e shkëmbimit tregtarë në mes dy vendeve. Qëllimi kryesor i KPK-së është të promovon prodhimet ‘Made in Kosova’.

“Duke marrë parasysh që KPK-ja punon në mbrojtjen e interesit të prodhuesve të Kosovës, ne publikisht kërkojmë që të ndalet bllokimi i prodhimeve të Kosovës në tregun shqiptarë. Është e pakuptimtë që disa vite me radhë gjatë sezonit të bllokohet patatja përmes tarifave të padrejta, është e pakuptimtë që në pikun e sezonit turistik të akuzohet birra e Kosovës për evazion fiskal. Këto veprime janë thjesht mjet presioni për të zvogëluar eksportin e Kosovës në Shqipëri”, theksohet në komunikatën e KPK-së.

“Ne besojmë që institucionet e Shqipërisë kanë shënuar progres dhe deri në një masë janë duke i zbatuar ligjet dhe rregullat në fuqi, mirëpo ka ende raste ku prodhuesit kosovarë po dëmtohen për shkak të neglizhencës apo bllokimit nga grupet e ndryshme të interesit. Ne fuqimisht besojmë në funksionimin e tregut të lirë, ku mbi të gjitha konsumatori vendos në bazë të kualitetit dhe çmimit. Nuk mund të dëmtohet konkurrenca duke shkelur mbi rregullat e tregut të lirë, me shpifje dhe fabrikim të fakteve”.

Klubi i Prodhuesve të Kosovë apelon tek institucionet e Shqipërisë që të trajtojnë prodhimet e Kosovës konform rregullave dhe të aplikohen procedurat preferenciale duke marrë parasysh interesin strategjik dhe kombëtar që ka shkëmbimi tregtarë në mes të dy vendeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy