Denaj me Drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s: Korridoret e gjelbërta në doganë, shembull i bashkëpunimit

Denaj me Drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s: Korridoret e gjelbërta në doganë, shembull i bashkëpunimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një takimi me Emir Djikic, Drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Evropën Juglindore, diskutoi gjerësisht mbi të ardhmen e zhvillimit ekonomik të rajonit.

“Angazhimi i Shqipërisë në nismat e lehtësimit të tregtisë në rajon dhe njohjen e ndërsjellët të profesioneve, vijon të mbetet maksimal”- u shpreh Denaj.

Sipas saj, suksesi i krijimit të korridoreve të gjelbërta në doganë për produktet e domosdoshme përgjatë pandemisë, është një nga shembujt e mirë të punës së përbashkët.

“Tregu i Përbashkët Rajonal është përpjekja jonë e radhës për t’i ofruar qytetarëve, përfitimet e integrimit në familjen europiane”- deklaroi ministrja.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) u nënshkrua në Bukuresht më 19 dhjetor 2006 dhe filloi të zbatohet gjatë vitit 2007. Vendet që e zbatojnë ndërmjet tyre këtë marrëveshje janë Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Me fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje u liberalizuan plotësisht vetëm pas vitit 2014 kur të gjitha vendet pjesëmarrëse zbatuan Protokollin II shtesë të kësaj marrëveshjeje.

Sipas statistikave, eksportet shqiptare me vendet e CEFTA-s shënuan rritje me 14% në vitin e fundit, ndërsa rritje me 4% shënuan edhe importet drejt vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy