Operatori i Blerjeve të Përqendruara përmbyll Arkivën Digjitale

Operatori i Blerjeve të Përqendruara përmbyll Arkivën Digjitale

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka bërë funksionale Arkivën Digjitale, një nga shtyllat kryesore të Strategjisë 3-vjeçare të zhvillimit të institucionit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve administrative dhe qeverisjes pa letra.

 

Projekti në fjalë shënon transformimin real të mënyrës se si administrohet kujtesa institucionale dhe dokumentacioni i prokurimit publik, duke vendosur standarde të reja për ruajtjen, organizimin dhe aksesin në dosjet e tenderave të zhvilluara ndër vite nga OBP.

 

Arkiva Digjitale është ndërtuar plotësisht nga brenda institucionit nga stafi i teknologjisë së informacionit, programuesve dhe specialistëve të dedikuar të OBP. 

 

Përmes platformës së re, të gjitha dosjet fizike të tenderave do të digjitalizohen dhe organizohen në një arkivë unike elektronike, të strukturuar, të sigurt dhe lehtësisht të aksesueshme nga strukturat përkatëse. Ky proces garanton ruajtjen afatgjatë të dokumentacionit, rrit ndjeshëm transparencën institucionale, shkurton kohët administrative dhe minimizon rreziqet që lidhen me humbjen apo degradimin e materialeve fizike.

 

Kalimi nga arkivimi fizik në platformën digjitale të arkivimit redukton ndjeshëm përdorimin e letrës, hapësirave fizike dhe kostove operative, duke ulur gjurmën mjedisore të institucionit.

 

Synimi është rritja e transparencës transparencës, gjurmueshmërisë dhe integritetit të dokumentacionit publik dhe nga ana tjetër edhe shërbime më të shpejta dhe akses më të mirë në informacion për administratën. 

 

Funksionalizimi i arkivës digjitale shërben si një shembull i qartë se si institucionet publike mund të zhvillojnë zgjidhje të qëndrueshme dixhitale, pa varësi të panevojshme nga burime të jashtme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy