Vlerësimin pozitiv të qëndrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nga “Standard & poor”, gazetari Lorenc Rabeta e shikon të bazuar kryesisht mbi të dhënat e raportuara nga qeveria.
Duke folur për “MCN Economy”, ai tha se tek pjesa e pagave do të donte që vlerësimet të bëheshin mbi zhvillimet reale në Shqipëri, pasi tek pjesa e rritjes, sektori privat nuk e ndoqi dot atë publik.
Në këtë moment qeveria shqiptare i ka treguesit e bukur, kemi borxh goxha të ulët në raport me PBB, kemi rritje pagash sidomos në administratë, kemi rritje të turizmit etj.
Kemi gjithë treguesit e bukur mbi të cilat “Standard & poor” mund të bëjë këtë vlerësim.
Është e kuptueshme që pritshmëritë e qeverisë të jenë më optimiste.
Se këto raporte bazohen nga të dhënat e raportuara nga qeveria dhe sa më mirë t’i raportojë, aq më të mira dalin këto raporte.
Tek pagat do të doja që këto vlerësime të bëheshin mbi zhvillimet reale në Shqipëri. Sektori privat nuk e ndoqi dot hapin e qeverisë.
Paga mesatare në sektorin privat është goxha më e ulët se në sektorin publik.
Druaj se sektori privat do e vuajë shumë këtë prirje të qeverisë për të ndjekur atë publik në rritjen e pagave.



