Bordi i Transparencës, ul çmimin e naftës me 4 lekë

Bordi i Transparencës, ul çmimin e naftës me 4 lekë

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit, ku sërish çmimi i naftës është ulur me 4 lekë, njëlloj si një ditë më parë.

Në njoftim nënvizohet se referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 1.11.2022, ka ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 961, + 32 nga data 31.10.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1057, – 31 nga data 31.10.2022, $/Ton.

Kursi i këmbimit i Bankës së Shqipërisë ka pësuar një rritje të lehtë në 119.27 ( +0.02 nga data 31.10.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Nënvizohet se Bordi i Transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy