Pensioni mesatar 400 euro/ Nunaj: Duhet reformë, vendimmarrja politike të ketë mbështetje financiare

Pensioni mesatar 400 euro/ Nunaj: Duhet reformë, vendimmarrja politike të ketë mbështetje financiare

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj, për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për pension mesatar prej 400 euro thotë se një deklaratë e tillë u bë vetëm për pensionet urbanë.

 

Duke folur për “MCN Economy”, ajo deklaroi se objektivi i qeverisë është i realizueshëm, nëse do të kemi një reformë të pensioneve.

 

Në vijim shtoi se çdo vendimmarrje politike, duhet të ketë dhe një mbështetje financiare.

 

Nëse do flasim për vlerën 400 euro, bëhet fjalë për pensionet urbane të plota, brenda vitit 2029. Me këtë ritëm rritje mund të realizohet një pension prej 400 euro. Aktualisht nuk kemi ende një dokument zyrtar që të detajojë se si do zhvillohet procesi i rishikimit apo rritjes së pensioneve. 

 

Kemi vetëm një deklaratë të Kryeministrit, që deri në 2029 të kemi një rritje në këto nivele të këtyre pensioneve. Kjo deklaratë përderisa nuk është zyrtarizohet mund të argumentohet në mënyra të ndryshme, si bonus ose jo. 

 

Objektivi i qeverisë është i realizueshëm, nëse do të kemi një reformë të pensioneve. Kam bërë llogaritje vit pas viti se sa do të jetë e ardhura shtesë. Mund ta kemi këtë rritje të trupëzuar, që indeksohet pensioni, mund të jetë rritje që lihet mënjanë si shpërblim çdo muaj, që nëse nuk indeksohet, vitin e tretë qeveria mund të thotë se nuk kam buxhet dhe nuk e ofroj. 

 

Nëse i qëndrohet deklaratës dhe fillohet një proces i rishikimit të pensioneve, e para duhet të ketë reformë pensionesh. Dhe kur ke nevojë për një ndryshim strukturor dhe në këtë rast nuk mund të kemi një përllogaritje finale të kategorive të pensioneve. 

 

Përllogaritjet dalin që të paktën për pension invaliditeti nuk arrihet objektivi. Për pensionet urbane është i mundshëm, duke llogaritur shtesën. Çdo vendimmarrje politike, duhet të ketë dhe një mbështetje financiare. 

 

Në momentet që kemi të bëjmë me detyrimet ligjore si indeksimi, por kur kemi të bëjmë me shpërblime dhe bonuse, gjithmonë duhet mbështetur vendimmarrja politike me gjendjen ekonomike dhe financiare. Se aktualisht skema e pensioneve në Shqipëri, kontributi direkt nuk plotëson vlerën që nevojitet për të mbuluar detyrimet për pensionistët dhe këtë deficit e mbulon buxheti i shtetit. 

 

Kur skema nuk mbulon as shpenzimet brenda skemës, mundësia e vetme është buxheti i shtetit, për të mbështetur pensionistët. Nëse ne deklarojmë një rritje duhet t’i qëndrojmë në vitet e ardhshme, jo vetëm me bonuse. Rritja e pagës minimale do të rrisë edhe vlerën e kontributeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy