Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë përfituar pagën e luftës (paketa financiare 1), të bëjnë saktësimin e të dhënave bankare. Në njoftimin e Tatimeve theksohet se sa më shpejt të bëjnë saktësimin e të dhënave qytetarët, aq më shpejt do të marrin edhe ndihmën.
"U bejme thirrje te gjithe individeve te perfshire ne listen bashkengjitur, te cilet per shkak te plotesimit te pasakte te te dhenave te tyre bankare, nuk kane marre masen e caktuar te përfitimit, që menjehere të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të plotësojnë informacionin e kërkuar të Formularit të të dhënave bankare. Plotesimi sa me pare i te dhenave sipas Formularit te mesiperm dhe dorezimi i tij, do te mundesoje kalimin ne menyre automatike te mases se perfitimit ne llogarine e secilit individi perfitues", thuhet në njoftim.



